Halandi? Dortmundi “pengon” Barcelonën e Mançester Junajtidin

Papritur, Mançester Siti ka dalë si favorit në garën për të marrë shërbimet e sulmuesit norvegjez (me shumë gjasë) këtë verë. Erling Haland nuk do të qendrojë tek Dortmundi pa futboll Championsi, dhe disa nga klubet më të mëdhenj europianë e kërkojnë, por njëri nga kushtet e Borusias mund të nxjerrë jashtë loje rivalë si Barcelonën e Mançester Junajtidin. Ky kusht është që pagesa e klauzolës prej rreth 100 milionë eurosh të bëhet e gjitha në “një dorë”, pra jo me këste.

Sipas mediave, Junajtid do ta kishte të vështirë një gjë të tillë, plus që ka probleme me agjentin e Halandit, Raiolën dhe babanë e tij, Alf-Inge Halandin. Barcelona po ashtu e pëlqen shumë norvegjezin 20-vjeçar, por nuk besohet se mund të paguajë njëherësh 100 milionë euro duke pasur parasysh krizën financiare dhe borxhin. Kjo bën që Mançester Siti të jetë favorit (sipas mediave), edhe pse në garë mbeten Reali i Madridit e Çelsi. Guardiola ka pasur vetë probleme me Raiolën, që kur Ibrahimoviçi ishte tek Barcelona në 2010, por ndoshta “koha shëron gjithçka”.

Sfidanti.al