“Kryengritje” tek Paris SG, klubi nuk paska dhënë shpërblimet e vjetshme

A mund ta besojmë që mund të ndodhë diçka e tillë? E habitshme, por ja që ngjan dhe një klub që thotë se e ka potencialin për të paguar Nejmarin e Mbapenë nga 35 milionë euro në sezon secili, e që po mendon ndoshta për Mesin, nuk paska dhënë shpërblimet e sezoni të kaluar. Flitet për fitoren e kampionatit francez, por sidomos për arritjen në finalen e Championsit, për herë të parë në histori. Lojtarë të rëndësishëm si Markinjos apo Kejlor Navas e kanë bërë problem, ndërsa paskan folur edhe lojtarë që janë larguar si Tiago Silva apo Mënuer. Sipas mediave, presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv, Leonardo, kanë në plan që të bisedojnë me lojtarët për të negociuar shpërblimet e për t’i dhënë 2 muajt e ardhshëm. Duket se edhe tek PSG-ja ndikon kriza ekonomike.

Sfidanti.al