Kualifikimi në Champions? Në Angli besojnë Çelsin mbi Man. Junajtidin!

“Djajtë e kuq” vërtet janë në vend të dytë, por publiku anglez të paktën sipas një sondazhi, beson më shumë tek ndonjë skuadër që është poshtë tyre, përsa i përket kualifikimit për në Champions. Anketa e organizuar nga “Deili Meil” nxorri si përfundim që tifozët votojnë më lart Çelsin për t’u kualifikuar sezonin e ardhshëm sesa Mançester Junajtidi. Pyetja ishte: Cili ekip i madh do të mbetet jashtë katërshes së parë të Premier Ligës?

Në krye bindshëm doli Liverpuli, pasi 60 për qind e votuesve mendojnë se të kuqtë nuk do t’ia dalin këtë herë. Më pas vijnë Leisteri dhe Uest Hemi me nga 25 për qind të votave, ndërsa Man. Junajtid zë vendin e tretë ndër të rrezikuarit me 8 për qind. Çelsi i Tomas Tuhelit jepet më i sigurti pas Mançester Sitit pasi vetëm 6 për qind e atyre që votuan mendonin se Blutë e Londrës do të mbeten jashtë katërshes. Siti kryeson Premier Ligën me 68 pikë në 29 ndeshje, Junajtid është i dyti me 54 në 28 ndeshje, Leisteri ka 53 dhe Çelsi 50, po në 28 ndeshje, ndërsa më pas vijnë Uest Hemi me 48 pikë (27), Evertoni me 46 (27), Totenhemi me 45 (27) dhe Liverpuli me 43 (28 ndeshje).

Sfidanti.al