Angel Di Maria do të vazhdojë karrierën e tij me Paris Saint Germain. Sulmuesi argjentinas, kontrata e të cilit me kampionët e Francës skadon në fund të këtij sezoni, e rinovoi atë edhe për një sezon tjetër, deri në 30 qershor të vitit 2022. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi parizien.
Angel Di Maria u transferua te Paris Saint Germaoni në verën e vitit 2015 nga Manchester United. Argjentinasi ka zhvilluar me skuadrën transalpine 248 ndeshje duke shënuar 87 gola e duke dhënë 99 assist. Me Paris Saint Germainin Di Maria ka fituar 16 tituj nga të cilët 4 tituj kampionë të Francës
sfidanti.al