Zemërimi dhe dëshpërimi ishin “motër e vëlla” në Krotone, ndërsa Paulo Dibala doli nga stadiumi me kokën ulur. Argjentinasi nuk luajti sërish asnjë minutë dhe ky fillim sezoni po ia sjell gjithçka mallkueshëm, ndërsa përplasja me drejtuesin Paratiçi ishte thjesht një “shkëndijë”, diçka që ndodh shpesh në klubet e futbollit. Dibala nuk është i sigurt nëse trajneri Andrea Pirlo ka besim tek ai dhe nëse e cilëson si “shtyllë” për skemat dhe projektin e tij. Me gjasë, këtë i ka thënë Paratiçit, ndonëse nuk ka pasur konflikt me zë tepër të lartë. Për më tepër, numri 10 i bëri një “pëlqim” (lajk) një postimi ku kritikoheshin zgjedhjet e Pirlos dhe kjo flet edhe më shumë. Trajneri mund të thuhet se ka pasur të drejtë pasi Dibala ka qenë i dëmtuar, ndërsa erdhi nga Argjentina edhe i sëmurë. Ai nuk luajti as në kombëtare, ndërsa Juvja dy ndeshje rresht mbeti me 10 lojtarë, ndaj edhe Pirlo nuk mund të hidhte në fushë një lojtar fantazie. Mjekimi i duhur mbetet Championsi me ndeshjen e Kievit, ku Dibala pret që të jetë titullar, aq më tepër që Ronaldo sërish nuk luan. Të shohim sesi do të vendosë Pirlo.
Sfidanti.al