Të mërkurën nis sezoni evropian Interit dhe Lautaro Martinez foli për UEFA për Tripletën e zikaltërve që e përjetoi si një tifoz. ‘Kujtoj se e kam parë finalen e Ligës së Kampioneve në Argjentinë me familjen time-tregon Lautaro Martinez-ishte një fitore e rëndësishme për klubin dhe domëthënëse për ne, duke qenë se pjesë e tij ishin shumë argjentinas’.
Lautaro Martinez foli edhe për Javier Zanettin duke vënë në dukje peshën që ai ka te Interin.
‘Zanetti është i rëndësishëm për klubin dhe skuadrën-tha Lautaro-na transmeton ndjenjën e përkatësisë. Më ndihmoi me gjuhën kur erdha këtu dhe do t’i jem gjithnjë mirënjohës’
Duke qëndruar te tema e bashkëkombasve argjentinas, Lautaro Martinez nuk e fshehu admirimin për Lionel Messin. ‘E kam thënë në të kaluarën, po e përsëris tani dhe do ta them edhe në të ardhmen; është futbollisti më i mirë në botë-tha Lautaro Martinez-për mendimin tim ai është në një tjetër nivel, është gjithnjë një hap përpara të tjerëve dhe e sheh lojën ndryshe.
Sfidanti.al