Juventus, përshpejtohen hapat për zgjidhjen e kontratës me Sarrin

Përshpejtohen sërish bisedimet mes Maurizio Sarrit dhe Juventusin për zgjidhjen e kontratës mes tyre që skadon në 2022. Është folur edhe më parë në median italiane në lidhje me këtë cështje, por në orët e fundit ka pasur të reja  me palët që janë  afruar ndjeshëm ndërkohë që emri I trajnerit po lidhet gjithnjë e më shumë me atë të Fiorentinës.

Kalimi te Fiorentina do të ishte një zgjidhje që do të pëlqente si trajnerin që do të riniste karrierën te skuadra e tij e zemrës, ashtu edhe Juventusin që mezi po pret që të kursejë një pagë prej më shumë se 6 milionë Euro në vit që vazhdon të peshojë në bilancin që do të thotë se Juventus pritet të kursejnë rreth 15-20 milionë Euro.

Në momentin që do të jetë disponibël në merkato, Sarri do të presë të reja nga Firenze, por La Stampa flet edhe për një monitorim të situatës në kryeqytetin italian te skuadra e Romës. Pavarësisht fitores 5-2 ndaj Beneventos, vijojnë zërat që flasin për një revolucion të mundshëm te verdhekuqte me Sarrin dhe Allegrin që janë vënë në shënjestrën e Friedkin.

Sfidanti,al