Objektivi imediat i Kavanit: Debutim tek Junajtidi kundër Paris SG!

Është në natyrën e njeriut që të tregojë sesa vlen pikërisht ndaj atyre që mund të thuhet se nuk patën më besim tek ai. Paris SG ishte etapa më e rëndësishme e karrierës së Edinson Kavanit, por ai u largua këtë verë nga nënkampionët e Europës, ndërsa ka njëë dëshirë të madhe (sipas mediave britanike) për ta bërë debutimin për Mançester Junajtidin pikërisht ndaj PSG-së. Ndeshja e Championsit luhet këtë mesjavë dhe 33-vjeçari synon të vërtetojë se nuk është aspak të perëndim të karrierës. Nuk do ta kishte problem nëse do t’i shënonte skuadrës ku ai është rekordmen me 200 gola, sepse më shumë se gjithçka Kavani do dhe vlerëson veten. Nuk dihet nëse trajneri Oles Gunar Solskjer do t’ia japë këtë debutim, qoftë edhe për disa minuta, edhe pse Kavani do të donte të ishte titullar.

Sfidanti.al