Shvajnshtajger: Nëse do isha trajner i Gjermanisë, Boatengu e Myleri do ishin në ekip!

Një krititë e drejtpërdrejtë për ish-trajnerin e tij, që vazhdon të drejtojë kombëtaren. Bastian Shvajnshtajger është pajtuar si analist që të thotë atë që mendon (madje, siç e kërkon televizioni, në mënyrë me polemiste sesa do të kishte bërë ndryshe), dhe ja ku ai lëshoi “shigjetën e radhës”. Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe i Bajernit, e quajti gabim vendimin e Joakim Lëvit për të përjashtuar nga “nationalmanshafti” dy yjet e vjetër të Bajernit, Zherom Boateng dhe Tomas Myler.

“Nëse unë do të kisha qenë trajner i kombëtares, -tha ai për revistën “Kiker”, – Boatengu dhe Myleri do të kishin qenë në ekip. Ata ishin kyç në suksesin e trefishtë të Bajernit, por ky është vendimi i Lëvit dhe duhet ta respektojmë”. Shvajni kritikoi lojën e ekipit duke thënë se “ndaj Ukrainës nuk na duheshin 5 mbrojtës, nuk mund të kërcejmë nga gëzimi që fituam 2-1, ndërsa trajneri nuk mund të thotë se gjithçka shkon mirë, kur Gjermania nuk fiton 6 ndeshje radhazi në Ligën e Kombeve”.

Sfidanti.al