Bajerni e refuzon, por Kristiano e gjen Championsin në Gjermani!

Është Borusia e Dortmundit skuadra e “pikuar nga qielli” që do ta shpëtojë “primadonën” këtë sezon. Kristiano Ronaldo përfundimisht duket se nuk do të luajë në Ligën e Europës me Mançester Junajtidin, por do të vazhdojë në Champions siç ka bërë në të gjithë karrierën e tij që nga viti 2003. Shpëtimi i tij e ka emrin Gjermani, veçse jo Bajern. Dortmundi duket se do të vendosë një bast tjetër pas atij që vuri për Halandin, dhe do t’i bashkojë një legjendë dhe një sulmues me klas e me përvojë, një skuadre të mbushur me talente të rinj. Nuk dihet sesa mund të funksionojë, por është e sigurt se CR7 nuk do të ketë nevojë të sakrifikohet shumë, vrapimet do t’i bëjnë të rinjtë, ndërsa ai do të mbulojë 30 metrat e tij për të shënuar golat.

Sfidanti.al