Sikur besimi të ishte kulla më e lartë mbi të cilën të mbështetej Superliga, atëherë, kjo javë që përjetuam do të meritonte pagëzimin e madh “java apokaliptike”. Kampionët e Kukësit ranë në gjunjë para Lushnjes, mu në fushën e tyre, duke dhënë një shfaqje të deshtuar nga ana sportive, por tepër të dyshimtë nga ana
Mesi urdhëron trajnerin Sampaoli: Higuani duhet të luajë në Botëror!
Futbollisti më i mirë i Argjentinës, Lionel Mesi, ka fjalën vendimtare jo vetëm në Barcelonë, por edhe në përfaqësuesen argjentinase dhe, lidhur me Kupën e Botës Rusi-2018, i ka thënë trajnerit të kombëtares, Horhe Sampaoli, se ai duhet të përfshijë ne ekip edhe Gonzalo Higuainin që është një nga yjet kryesorë të Juventusit kampion të
Mesazh i Berluskonit për “luftëtarin” Gatuzo, sikur të ishte punë fati…
Xhenaro Gatuzo do të ketë detyrën e vështirë që ta kthejë Milanin në rrugët fituese dhe, në të njëjtën kohë, ta fusë në rrugën e duhur zbatimin e projektit shumëmilionësh të pronarëve të rinj kinezë të klubit të “San Siros”, pavarësisht nga fakti se “Rino”, sikurse e quajnë shkurt Gatuzon, është ende një trajner i
Me ekip apo pa ekip, bionde apo brune? Futbolli futet në “krevatin” e Panuçit
Italiani Panuçi, sa ka vënë këmbën në Shqipëri, ka premtuar se do të jetë tipi i kundërt i De Biazit në stilin e lojës si fillim, duke i vënë flakën “autobuzit” para portës, pastaj, edhe në jetë private, do të mësokemi një italishte tjetër. Disi më të çiltër se ajo e Xhanit, e cila po
Ançeloti pse ke frikë të punosh me nacionalen e Italisë…
Karlo Ançeloti nuk do të jetë pasues i Xhampiero Venturës në stolin e drejtimit të përfaqësueses së Italisë, duke qenë se ai e refuzoi propozimin që i bëri atij presidenti i federatës italiane të futbollit, Karlo Tavekio. Njeriu nr.1 i futbollit italian shpresonte se angazhimi i Ançelotit do t’u jepte fund kritikave të forta
Patrioti Humels dëshiron një trajner gjerman për Bajernin!
Nuk është nga ata që ofendon trajnerët që ka pasur, dhe nuk e bën as me Karlo Ançelotin. Mats Humels, gjithsesi, ka një mendim të qartë për rolin e teknikut tek Bajerni, ndërsa flet në një intervistë të “Bild am Zontag” (Bild am Sonntag). “Përfundimisht, unë jam tifoz që një skuadër gjermane të ketë një
Njëzet vjet pa mjeshtrin Herrera, atë që ndryshoi emrin “trajner”!
Deri në vitet 60-të, skuadrat e futbollit njiheshin më shumë nga emrat e yjeve të tyre kryesorë, si Alfredo Di Stefano tek Reali i Madridit, Omar Sivori tek Juventusi apo Bobi Çarlton tek Mançester Junajtid. Natyrisht, nuk është se roli i trajnerit nuk vlente, por duhej të vinte dikush që ta nxirrte në plan të
Fluturon edhe një “kokë” tjetër trajneri në Premier Ligë
Uest Hemi, për shkak të një serie rezultatesh të dobta, vendosi që të refuzoi shërbimet e trajnerit kroat, Sllaven Biliç. Ky ekip londinez u mund thellë 1-4 nga Liverpuli, të shtunën e kaluar, ndërkohë që, nga fillimi i sezonit, nga 33 pikët e mundshme “topçinjtë” kanë arritur të mbledhin vetëm 9 pikë! Biliçi erdhi në
Ku shkon Nejmar? Nga mosdëshira për lojë, te prishja me trajnerin!
Një investim prej 222 milionë eurosh mund të sjellë mrekullinë, por edhe batërdinë. Tek Paris SG, për momentin, përveç golave, asisteve dhe fitoreve, ardhja e Nejmarit ka shkaktuar edhe shumë probleme. Pas përplasjes me Kavanin për shkak të gjuajtjeve të penalltive dhe goditjeve të dënimit, erdhën lajme për pakënaqësinë e lojtarëve të tjerë për privilegjet
Paris SG duhet të gjejë 80 milionë euro dhe një … trajner
Nuk është se i mungon. Unai Emeri është një mjeshtër i stolit, por tek Paris SG bëjnë llogaritë sipas mënyrës së tyre. Një skuadër që tashmë ka klasin e Nejmarit dhe Mbapesë, përveç Kavanit, Tiago Silvës e Verratit, duhet të ketë një drejtues me emër të madh. Klubi që shikon në ëndërr vetëm Championsin, duket