Legjenda italiane e futbollit dhe trajneri i njohur, Fabio Kapelo, veçoi lojtarin më të mirë që ai ka stërvitur në karrierën e tij. Këtë e njoftoi në sajtin e tij gazetari italian Xhanuka Di Marcio. “Lojtari më i mirë që unë kam stërvitur, është futbollisti brazilian, Ronaldo, pavarësisht se unë isha i detyruar që ta shisja atë që të fitoja kampionatin e Spanjës me Realin e Madridit”, deklaroi Kapelo, duke treguar se ai kishte pasur probleme me pëshën e “Fenomenit” që, kur luante me Realin, arriti që të peshonte 96 kg.! “Unë e pyeta atë sesa peshonte ai në kohën e Kupës së Botës 2002 dhe ai m’u përgjigj; ’84 kg’”, vuri në dukje trajneri italian.
Ronaldo e mbylli karrierën e tij, më 2011 dhe, gjatë karrierës së tij, ai ka fituar kampionatet botërore, më 1994 dhe 2002. Ky sulmues brazilian ka luajtur me Barcelonën, Interin, Realin dhe Milanin, ndërsa ai e ka fituar dy herë “Topin e artë”. Kapelo ka punuar me Ronaldon te Reali i Madridit gjatë sezonit 2006/07.
Sfidanti.al