Kryesia e klubit të Torinos, duke pasur parasysh performancat e dobta të ekipit gjatë sezonit të ri, vendosi që ta shkarkojë nga posti i trajnerit legjendën e futbollit serb, Sinisha Mihajloviç. Ky ish-lojtar i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios dhe Interit e priti me zemër të thyer vendimin e shkarkimit që morën krerët e Torinos, madje, edhe reagoi jo vetëm i zhgënjyer, por edhe i zemëruar.
“Që të jem i sinqertë, shkarkim im më erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Më shumë jam i zhgënjyer sesa i zemëruar”, tha Mihajloviçi. Torino, ndërkohë, menjëherë, gjeti zëvendusesin e tij dhe ai është trajneri më përvojë, Valter Maxhari.
Sfidanti.al