Dekurajimi i Zidanes: “E di se nuk do të rri gjatë te Reali”

Revista “Frans Futboll”, për të dytin vit me radhë, e shpalli Zinedin Zidanen si trajnerin më të mirë francez, ndërkohë që edhe vetë Zizuja, me këtë rast, bëri një deklaratë, në të cilën theksoi se ai, momentalisht, ndodhet në periudhën më të vështirë, qëkur ka marrë përsipër të drejtoi Realin e Madridit. Zidane vuri në dukje se, si trajner, ai ka qenë përgatitur për një periudhë të tillë, ndërsa theksoi se, gjatë muajve të ardhshëm, do të tregojë se ai është në gjendje që ta kapërcejë situatën e krijuar.

“Unë jam përgatitur për një periudhë të tillë, madje, edhe për situata më të komplikuara sesa kjo e tanishmja. Dua të tregoj se unë jam trajner edhe në momente të vështira. Unë nuk do ta ndryshoj qëndrimin tim sa i përket lojës së ekipit, nuk kam ndërmend që të heq dorë nga idetë dhe metodat e mia, ndërsa e di se do të vijë një ditë, kur do të mbarojë etapa ime te Reali. Unë me vete mendoj kështu: ‘Nëse do të arrij të qëndroj edhe 10 vite të tjerë, shumë mirë, po nëse do të më duhet të qëndroj edhe vetëm gjashtë muaj, ateherë, jep gjithçka nga vetja’”, vuri në dukje Zidane, i ndërgjegjshëm se mund të shkarkohet, nëse ai nuk do të japë rezultatet e dëshiruara nga kryesia e klubit “mbretëror”, në një të ardhme të afërt.

Sfidanti.al