Basketbollisti argjentinas, Mano Xhinobili, në ndeshjen e fundit të NBA-së amerikane zhvilloi një lojë fantastike, duke shënar 27 pikë brenda 26 minutave që ai kaloi në parketin e fushës. Por, megjithatë San Antonio humbi 111-110 ndaj Portlendit. Ky basketbollist mjaft i njohur 40-vjeçar realizoi të dhëna statistikore që e vendosin atë përkrah legjendave të tilla, si Majkëll Xhordani dhe Karim Abdyl-Xhabar. Ai realizoi gjashtë trepikësha në nëntë gjuajtje, katër nga të cilat në pjesën e 4-t.
Në ndeshjen e mëparshme ndaj Feniksit, Xhinobili shënoi 21 pikë, duke u bërë, kështu, basketbollisti i dytë mbas Xhordanit, që në moshën 40 vjeç shënon në dy ndeshje radhazi më shumë se 20 pikë në secilën prej tyre. Po ashtu, vetëm Xhordani dhe Abdyl-Xhabari kanë shënuar mbi 26 pikë në një ndeshje, duke qenë mbi 40 vjeç.
Sfidanti.al