Një trajner anonim në krye të Ajaksit të Amsterdamit

Erik ten Hag është trajneri i ri i Ajaksit të Amsterdamit, pasi, një javë më parë, u shkarkuan Marsel Kajzer dhe ndihmësi i tij, Denis Bergkamp. Një javë, këtë ekip, dikur mjaft të lavdishëm, e drejtoi Mihael Rajzigeri, ndërkohë që, nga dita e djeshme, Ajaksi, zyrtarisht, ka trajner të ri.

Trajneri Ten Hag, gjatë dy sezoneve, ka drejtuar ekipin holandez të Utrehtit që, deri tani, ka qenë suksesi ma i madh në karrierën e tij si trajner. Më parë, ai ka punuar si ndihmëstrajner te Tvente dhe PSV, ndërkohë që ka drejtuar edhe ekipet Go Ahead Eagle dhe ekipin B të Bajernit të Mynihut. Në fakt, fjala është për një trajner të ri dhe cilësor, por pa ndonjë përvojë të madhe. Por, sidoqoftë, kjo është edhe tradita ose praktika e Ajaksit të Amsterdamit që promovon jo vetëm futbollistë të rinj, por edhe trajnerë të rinj!

Sfidanti.al