Ksavi po përgatitet për stolin e drejtimit të Barcelonës?

Futbollisti legjendar i Barcelonës, Kasi Ernandez, që nga 30 qershori 2018, do të jetë trajner i Olimpik Viljas qëështë një klub i vogël katalonjas, në të cilin Ksavi nisi që të mësoi “zanatin” e vet. Ai do ta respektojë kontratën që ka me ekipin arab Al Sad, deri në fund, pra,deri më 30 qershor 2018, datë, mbas së cilës ai, edhe zyrtarisht, do t’i japë fund karrierës së tij si futbollist në fushë.

Media spanjolle shkruan se Olimpik Vilja është për Ksavin vetëm një stacion fillestar dhe se destinacion i tij kryesor është… Barcelona, pra, që të  ulet në stolin e drejtimit të saj. Shumëkush e sheh ata si trajner të ardhshëm në “Kamp Nou”, më së shumti, për shkak të inteligjencës së tij futbollistike, ndërkohë që klubet e vegjël, si Olimpik Vilja, do t’i shërbëjnë atij që të grumbullojë përvojën dhe dijenitë e mjaftueshme që, një ditë, të bëhet trajneri nr.1 i Barcelonës.

Sfidanti.al