Teo Ernandezi, gjatë verës së kaluar, u transferua nga Atletiko e Madridit për te Reali i Madridit, kështu që ai jo vetëm që “tradhtoi” “jorganxhinjtë”, por u shkëput edhe nga vëllai i tij, Lukas, që luan me ekipin e Diego Simeones. Sidoqoftë, ky stoper i ri (Lukasi) tërhoqi vëmendjen enjerëzve me urimin që ai u dërgoi, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tifozëve, duke mos harruar që, midis të tjerave, “të ngacmoi” edhe të vëllanë e tij të Realit të Madridit që, momentalisht, ndodhet në vendin e 4-t të La Ligës spanjole.
Së pari: Gëzuar Krishtlindjet.
Së dyti: Gëzuar Vitin e Ri.
Së treti: Shpresoj që të merrni shumë dhurata nga Babagjyshi i Vitit të Ri.
Së katërti: Reali është i katërti!