Kontrata e Eden Azarit me Çelsin skadon, në qershor 2020,por thuhet se ky futbollist i shkëlqyer belg nuk ka ndërmend që të rrijë një kohë të gjatë në “Stemford Brixh” I ati i tij, Tieri, u ka thënë mediumeve belgë se i biri i tij, Edeni, e ka refuzuar vazhdimin e kontratës me “blutë” e Londrës. “Edeni refuzoi vazhdimin e kontratës me Celsin dhe, nëse do të krijohet mundësia, ai do tëjetë në dispozicion të Realit të Madridit, bluza e të cilit do t’i shkonte shumë tim biri”, vuri në dukje i ati i Azarit.
Po ashtu, thuhet se edhe një lojtar tjetër i Celsit ka refuzuar që ta vazhdojë kontratën, për shkak të interesimit të Realit të Madridit dhe se ai është portieri Tibo Kurtoa.
Sfidanti.al