I zihet besë  Guardioles? “S’është normale, ne nuk i fitojmë dot të gjitha!”

Mançester Siti, gjatë këtij sezoni, po luan në mënyrë fantastike dhe mund të thuhet që tani se ai pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit të Premier Ligës, pasi po e udhëheq atë bindshëm. Sidoqofë, Guardiola ka mendimin se është e pamundur që ekipi i tij, gjatë këtij sezoni, t’i fitojë të gjithë trofetë, duke qenë se një gjë e tillë nuk është normale.

“Ne nuk mund t’i fitojmë dot të katër trofetë, duke qenë se në futboll fitoret e humbjet ecin paralelisht dhe kjo është një situatë normale, kurse nuk është normale që ne kemi fituar 17 ndeshje në 18 të tilla të zhvilluara dhe, ndërkohë, ne konkurrojmë në fazën knock out të Ligës së Kampioneve, madje, edhe me shumë futbollistë të rinj. Unë nuk mendoj për tituj, por për ndeshjen e ardhshme”, tha Guardiola.