Suarezi paralajmëron dy përforcime të mëdha te Barça? Dhe cilët…

Barcelonës, deri tani, punët po i ecin mirë, sidomos, në kampionatin spanjoll, ku ajo ka një epërsi të madhe ndaj rivalit kryesor të saj, Realit të Madridit. Megjithatë, klubi katalonjas ka synime, sikurse shkruan media vendase, që të sjellë në ekipe futbollistë të tjerë yje. Luis Suarezi që, ç’është e vërteta, nuk ndodhet në ndonjë formë kushedi se çfarë, thotë se e mbështet klubin e vet në përpjekjet për të sjellë në “Kamp Nou” Felipe Kutinjon nga Liverpuli dhe Antoan Grizmanin nga Atletiko e Madridit.

“Barcelona, gjithnjë, synon që të sjellë më të mirët. Kutinnjo dhe Grizmani, sigurisht, që janë lojtarë të nivelit më të lartë, ata janë pjesë e elitës së futbollit”, deklaroi futbollisti uruguaian në radion katalonjase “Ras 1. Sa për kujtesë, Barcelona ka kohë që synon që ta sjellë në “Kamp Nou” këtë tandem (dyshe) dhe si kohë më e mirë për transferimin e tyre konsiderohet periudha verore. Thuhet se katalonjasit janë gati që të shpenzojnë për Kutinjon dhe Grizmanin mbi 200 milionë euro.

Sfidanti.al