Çfarë marifeti, Mesut Ozili po luan mirë që të largohet nga Arsenali?!

Ish-sulmuesi legjendar i Arsenalit Jan Rajt vë në dukje se, kohët e fundit, Mesut Ozili po luan mirë, sepse do që të tërheqë vëmendjne e klubeve të tjerë dhe, kështu, të mund të largohet nga “Emirati”.

“Ozili, më në fund, ka arritur atë formë që ne dëshirojmë për të, qëkur ai ka ardhur tek Arsenali. Më të vërtetë, është këqnaqësi që ta shohësh sesi po luaj ai tani, por, sidoqoftë, unë mendoj se ka një arsye se përse ai po luan kaq mirë”, tha Jan Rajti, duke shtuar se Ozili po luan mirë që të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera, pra se ai do që të largohet nga Arsenali.

“Ndoshta, edhe gaboj, por kam frikë se kjo është e vërtetë. Duke pasur parasysh se ai, papritur, ka filluar që të luajë mirë, unë, për vete, do të befasohesha, nëse ai do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin”, vuri në dukje legjenda e futbollit arsenalas, Jan Rajt.

Sfidanti.al