Kini kujdes, po kthehet “Imperatori”, tifozët turq – në delirium!

Fatih Terim, për herë të katërt, do të bëhet “timonier” i klubit turk me më shumë trofe, “Gallatasaraj”, dhe tifozët e këtij ekipi po bëhen gati që ta presin “Imperatorin”, ashtu sikurse ai edhe e meriton, në mënyrë të madhërishme.

Ky lajm është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të këtij klubi të famshëm që ka fituar 20 tituj në Turqi, më shumë së çdo klub tjetër i këtij vendi. Terimi, në fakt, është një njeri që plotësisht i takon Gallatës, duke qenë se, si futbollist, të gjithë karrierën ai e ka kaluar në këtë klub, ndërkohë që tri herë ka qenë edhe trajner i tij. “Imperatori”, sikurse e quajnë atë, zakonisht, në Turqi, ka qenë, gjithashtu, trajner i Geztepes, më pas, i përfaqësueses turke të të rinjve, Fiorentinës dhe Milanit, dhe, sigurisht, edhe i përfaqësueses së madhe të Turqisë.