Në stadiumin “Emirejts” të Londrës e arriti atë që donte dhe e mbajti pas vetes Arsenalin në garën e fortë për në Champions. Liverpuli i Jurgen Klopit mbetet deri dikur brenda objektivave, veçse ka një mungesë të madhe ekuilibri. Nëse në sulm ka katërshen magjike Kutinjo-Salah-Firmino-Mane, në mbrojtje magjia zhduket. Barazimi 3-3 e tregoi edhe një herë se Liverpuli është ekip që nuk ndalet së shënuari, por që pëson shumë.
Të kuqtë kanë 38 gola “aktivë”, një më pak se Mançester Junajtid (le të mos e llogarisim Sitin, ai është në planet tjetër), por ka pësuar 20, më shumë se çdo ekip tjetër deri në vendin e 7-të të renditjes. Klop shpreson të marrë Van Dajkun e Sauthemptonit, atë që nuk e mori dot në verë, dhe të zgjidhë një nga hallet më të mëdha.
Sfidanti.al