Pati reagime të ndryshme për paraqitjen e Granit Xhakës pas ndeshjes së Arsenalit ndaj Liverpulit. Një pjesë e madhe e tifozëve kishin kritika në rrjetet sociale për lojën e shqiptarit të Zvicrës, pavarësisht se ai shënoi një gol në barazimin 3-3. Pjesa e parë e djalit nga Kosova nuk ishte aspak e mirë dhe tifozë nuk e falën. “Paraqitje tmerrësisht e dobët”, shkruan Dankën Pejn, Imran Patel apo “SamW”, të cilët e këshilluan trajnerin Arsen Venger që ta lerë atë në stol.
Pas pushimit gjërat ndryshuan, po ashtu edhe komentet. “Ne mund të ndërtojmë një skuadër rreth Ozilit, duhet t’i mësojmë Xhakës sesi të respektojë pozicionin e tij, të mos dalë nga rreshti”, poston “Arsenal Fan”. Lajëm (Liam): “Ne kemi edhe Xhakën, që shënoi gol dhe luajti mirë në pjesën e dytë, por bëri gabim tek goli”. Një tifoz me emrin e thjeshtë “A” ka vlerësim të tillë: “Uilsher, Xhaka dhe Ozil luajtën shumë mirë në pjesën e dytë, por nëse ata luajnë kështu gjithë ndeshjen, atëherë ne do të jemi shumë mirë këtë sezon”.
Sfidanti.al