Asensio, pa një pa dy, kërcënon : “Unë iki, nëse vjen Azari!”

Eden Azari ndodhet, prej disa kohësh, në shenjëstër të Realit të Madridit. Ky futbollist belg, me të vërtetë, po luan mjaft mirë gjatë këtij sezoni në Premier Ligë, duke tundur rrjetat e portave kundërshtare me një lehtësi të madhe dhe duke u shkaktuar dhimbje koke mbrojtësve kundërshtarë me lëvizjet e fintet e tij të papritura. Reali i Madridit, më të vërtetë, do të donte që ta kishte një futbollist të tillë në radhët e veta. Sidoqoftë, një transferim eventual i Eden Azarit nga Celsi te Reali do të jetë mjaft i vështirë, duke pasur parasysh fuqinë e madhe të klubit londinez, ndërkohë që çështje më vete është edhe ajo, nëse vetë Azari do që të shpërngulet për në “Santiago Bernabe”?

Pavarësisht nga sa më sipër, një lojtar i Realit u irritua, kur dëgjoi për mundësinë që Azari të vijë në “Bernabe” dhe ky është Marko Asensio 21-vjeçar që, madje, e kërcënoi kryesinë e Realit se ai do të largohet nga klubi, nëse do të vijë Azari, pa dhënë ndonjë hollësi të mëtejshme. Interesant është reagimi i Asensios, sidoqoftë, duhet të pritet që të shihet sesi do të zhvillohet situata.

Sfidanti.al