Sërish pa tifozë, por përsëri mbetet sfida më e pritshme. Derbi i kryeqytetit është ndeshja kryesore e Superligës shqiptare dhe sonte në orën 19:00, Partizani e Tirana do të vendosen përballë njëri-tjetrit në “Arenën Air Albania”. Është sfida e fundit mes tyre këtë sezon, dhe të dyja skuadrat do ta luajnë me pretendime për të
