Superliga, Tirana feston titullin me fitore, Dinamo bie përfundimisht!

Shumë gjëra ishin zgjidhur që më parë, ndërsa festa duhej të vazhdonte. Kështu bëri Tirana që, pasi siguroi titullin në derbin e javës së kaluar të Abisnet Superligës ndaj Partizanit, i kënaqi sërish tifozët duke mundur 3-1 Vllazninë në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, e duke merituar gjithçka. Seferi, Totre dhe Xhixha ishin autorët e golave për kampionët e rinj të vendit, ndërsa shkodranët patën një barazim të përkohshëm të ndihmuar nga autogoli i Zhivanajt, që doli me të kuqe në pjesën e dytë, ashtu si edhe kapiteni i Vllaznisë, Gurishta. Partizani forcoi pozitat në zonën europiane, duke arritur sërish vendin e tretë me fitoren minimale 1-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Rrapaj shënoi golin e vetëm të ndeshjes, me të kuqtë që kanë 52 pikë ndaj 49 të Vllaznisë që u ndal pas humbjes me Tiranën. Rrogozhinasit janë të sigurt për vendin e tretë nga fundi, pra edhe për ndeshjen e plej autit për të qendruar në Superligë, me një kundërshtar nga Kategoria e Parë. Dinamo është përfundimisht e rënë nga kategoria pas humbjes me Kukësin me rezultatin 1-2 në Arenën kuksiane. Laçi i vendit të dytë, ndërkaq, nuk u kursye ndaj Skënderbeut duke fituar 2-1 me përmbysje në Korçë.

Java 34: Tirana-Vllaznia 31, Skënderbeu-Laçi 1-2, Egnatia-Partizani 0-1, Kukësi-Dinamo 2-1, Kastrioti-Teuta 0-1.

Renditja: Tirana 73 pikë, Laçi 63, Partizani 52, Vllaznia 49, Teuta 46, Kastrioti 43, Egnatia 34, Skënderbeu 25, Dinamo 25.

Sfidanti.al