Kush mund të jetë lojtari më i mirë i Mançester Sitit në të gjithë historinë? Me gjithë respektin për dekadat e kaluara në shekullin e 20-të, padyshim që më të mirët janë të 12 viteve të fundit kur janë fituar shumica e trofeve në Angli, edhe pse ende jo në Europë. Po flitet mjaft për Kevin De Brujnen, mesfushorin e shkëlqyer të brezit të sotëm që shënoi 4 gola në ndeshjen e fundit në fushën e Uolvesit në Premier Ligë. Gjithsesi, ish-mbrojtësi Mikah Riçards, sot në rolin e opinionistit për “Skaj Sportsin”, belgu mund të përmirësohet ende. “Ai është një yll i madh, – thotë ai, – dhe sërish mund të bëhet lojtari më i mirë në historinë e Sitit. Gjithsesi, ende nuk e ka nivelin që kishin Jaja Ture dhe David Silva”. Ndoshta, Riçardsi harroi edhe një legjendë si Kun Aguero.
Sfidanti.al