Të dy liderët ishin në formë të shkëlqyer, por u kuptua se Sëlltiksat ishin më shumë skuadër dhe me një vullnet më të fortë, edhe pse në fushë kundërshtare. Bostoni, rekordmen i titujve në NBA bashkë me Lejkërsat, e luajti ndeshjen e gjashtë të raundit të dytë të plej ofit në Miluoki duke qenë i ndërgjegjshëm se ishte për jetë a vdekje. Humbje do të thoshte eliminim, fitore do të thoshte ndeshje e shtatë në shtëpi. Ndodhi e dyta dhe “jeshilët” ia dolën 108-95 duke barazuar rezultatin me fitore 3-3. Secili ekip ka fituar nga dy herë në fushë kundërshtarë në këtë seri gjysmëfinale të Lindjes. Xhejzën Tatëm ishte më i miri për Bostonin me 46 pikë, sidomos me 16 nga 26 pikët e ekipit në periudhën e katërt. Janis Adetokumbo ishte madhështor, edhe pse nuk mjaftoi këtë herë, pasi shënoi 44 pikë, kapi 20 topa në tabela e shërbeu 6 asistë. Fitoi ekipi, jo vetëm Tatëmi.
Sfidanti.al