Si ta kuptojmë mesazhin e Kristiano Ronaldos për Ten Hagun?!

Foli si një nga kapitenët dhe si një nga ata që do të jenë në “varkë” sezonin që vjen, apo thjesht duke dhënë një gjykim të ftohtë për atë që pritet. Po flitet shumë për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, pasi Mançester Junajtidi nuk u kualifikua dot për në Champions, dhe dyshimet janë që superylli portugez do të largohet për në një ekip tjetër, ndoshta tek Paris SG apo kudo qoftë (pse jo tek Bajerni?). Gjithsesi, për momentin, le të shkruajmë se çfarë thotë CR7 për trajnerin e ardhshëm të “djajve të kuq”, Erik Ten Hagun. “E gjithë skuadra është e lumtur dhe e emocionuar që do të punojë me të, – thotë legjenda me numrin 7, – por, duhet të kemi durim. Trajneri i ri do të ketë nevojë për kohë që të arrijë tek suksesi. Ne dimë se Ten Hagu është një trajner i shkëlqyer, ai bëri një punë të mrekullueshme tek Ajaksi, dhe ka përvojë, por do të duhet kohë. Duhet që gjërat të ndryshojnë në drejtimin që kërkon trajneri”.

Sfidanti.al