Me gjasë po, me gjasë jo, sepse asgjë nuk është e sigurt, por gjithsesi matematikisht kjo gjë mund të ndodhë. Tirana ia doli t’i jepte kuptim një derbi që dukej se do të zhgënjente duke u “degdisur” në Elbasan. Tifozët padyshim që do të detyrohen të kalojnë Tunelin e Kërrabës për të parë ekipin e tyre të zemrës që nëse mban diferencën me Laçin shpallet kampion i vendit për herë të 26-të. Mund t’ia kishte dalë që ndaj Teutës, por për këtë duhej fitorja, ndërsa ndeshja në “Selman Stërmasi” doli barazim. Gjithsesi, shumë tifozë e kritikuan ekipin bardheblu në FB duke shkruar se prej 3 ndeshjesh janë bërë me zemër, dhe se nuk ka asnjë garanci se mund të fitohet me Partizanin. Të kuqtë e trajnerit Dritan Mehmeti po ecin me ritëm të lartë dhe do të kenë moral të madh. Një fitore e Partizanit nuk do të ndryshonte fatin e kampionatit, bardheblutë e Orges Shehit sërish do ta fitojnë titullin, por thjesht do t’i mërzisë tifozët bardheblu.
Java 32: Tirana-Teuta 1-1, Egnatia-Laçi 0-2, Skënderbeu-Kastrioti 2-0, Kukësi-Partizani 1-2. Renditja: Tirana 67 pikë, Laçi 57, Partizani 49, Kukësi 46, Vllaznia 45, Kastrioti 43, Teuta 40, Egnatia 34, Skënderbeu 24, Dinamo 23.
Sfidanti.al