Tirana zbulon çdo të thotë finale europiane, sidomos kur … nuk ia ke idenë fare

Autoritetet në Shqipëri dhe në kryeqytetin tonë kuptuan më në fund se çfarë mund të ndonjë në një ndeshje të tillë, kur mijëra tifozë rivalë vijnë dhe mblidhen në një vend. Ishte një natë e vështirë për Tiranën, për forcat e rendit dhe për biznese të caktuara, ajo mes të martës e së mërkurës, ndërsa ultras të Romës e të Fejënordit u përleshën në disa pika, si dhe shkaktuan dëme nëpër shitore apo edhe makina. Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa u tha se e pati të vështirë duke mos qenë plotësisht e përgatitur për ngjarjet në prag të finales së Ligës së Konferencës. Kjo, edhe pas shumë muajsh trajnim nga ana e UEFA-s. Shqetësimi më i madh është se çdo të ndodhë në kohën që afron ndeshja dhe sidomos pas përfundimit, dhe në rrugën drejt aeroportit. Po ashtu, Bashkia e Tiranës u kap e papërgatitur sepse nuk kishte vënë VC publike, dhe mjaft tifozë urinuan nëpër rrugë. Besohet se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë tifozë të Romës.

Sfidanti.al