Ndoshta nuk do të mjaftojë sepse rezultati i serisë është 3-1 për Golden Stejtin, por superylli slloven vazhdon me nivelin e tij tepër të lartë. Luka Donçiç shënoi 30 pikë dhe iu afrua një tripëll dabëlli me 14 topa në tabela e 9 asistë, plus pati 2 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh në fitoren e Dallasit 119-109 në ndeshjen e katërt finale në Perëndim. Nuk ishte plotësisht e lehët, por këtë herë teksanët dominuan ndaj kalifornianëve, ndonëse ndeshja e radhës do të jetë në San Francisko. Donçiç nuk është se ishte shumë i saktë në gjuajtje, por e provoi deri në fund dhe ia doli. “Ne hymë në lojë për të fituar, – tha ai, – ne mendojmë se kemi ende rol për të luajtur në këto finale”.
Sfidanti.al