Ka kritika në Itali për Alegrin, ndërsa Kulushevski shkëlqen në Angli

Futbollisti suedez ishte pjesë e Juventusit, por u dha tek Totenhemi i Antonio Kontes dhe gjatë gjysmës së sezonit ishte një nga lojtarët më të mirë. Dejan Kulushevski papritur nuk u cilësua pjesë e planeve të Masimiliano Alegrit në Torino, dhe tani ka kritika në Itali për teknikun juventin. “Kulushevski është humbje e madhe e Alegrit, – shkruhet në “La Gazeta delo Sport”, – ai shkëlqen tek Totenhemi, ndërsa Juvja kërkon lojtarë krahu me moshë 34-vjeçare”. Juventusi e mori për rreth 44 milionë euro (35+9), ndërsa Totenhemi pagoi 40. Kulushevski shënoi 5 gola dhe shërbeu 8 asistë në 18 ndeshje.

Sfidanti.al