Flasim për një nga mesfushorët që ende cilësohen ndër më të mirët në botë edhe pse është 35 vjeç. Kroati Luka Modriç është vlerësuar edhe sezonin që po mbyllet si ndër më të rëndësishmit për Realin, por ende nuk ka lajm për rinovimin e kontratës që përfundon në qershor. Për këtë arsye, Modriçi vendsosi ta bënte një kritikë për klubin. “Unë nuk do të sillem me Realin siç bëri Mbapeja, – tha ai, – por, shpresoj që edhe klubi të mos sillet kështu me mua”. Nuk dihet nëse Madridi do t’ia ofrojë rinovimin mesfushorit, ndonëse do të ishte çudi që të mos e bënte.
Sfidanti.al