Njëra nga “telenovelat” më të gjata të transferimeve në futbollin botëror mori fund me fitoren e Paris SG dhe disfatën e Realit. Në mes është Kilian Mbape, i cili ende nuk dihet nëse ka fituar apo ka humbur, dhe këtë do ta tregojë fusha e lojës në vitet e ardhshme. Gjithsesi, nga ana financiare dhe nga ana e projektit sportiv (siç e mendon ai), 23-vjeçari francez duket se ka fituar. PSG i jep 300 milionë euro në 3 vjet, të ndara në 150 milionë euro që fitohen vetëm me firmën, ndërsa rroga vjetore do të jetë 50 milionë euro.
Sfidanti.al