Sulmuesi nga Senegali është objektiv i Bajernit dhe nuk ka thënë se do të vazhdojë në “Anfild” sezonin e ardhshëm. Sipas mediave, Liverpuli nuk ka për t’i dhënë Sadio Manesë një rritje të ndjeshme të rrogës prej 200 000 paundësh stërlina në javë, gjë që mund ta largojë nga Anglia. “Për të ardhmen do të flas pas Championsit, – ka thënë ai, – së pari, ne duhet të mendojmë për finale, pasi do të ishte gjë e madhe që ta fitonim dhe të bënim 7 kupa për Liverpulin. Nëse do të qendroj apo jo, për këtë do të përgjigjem pas ndeshjes”.
Sfidanti.al