Është një gjë të synosh diçka, dhe gjë tjetër që t’ia arrish qëllimit. Paris SG ka në plan të largojë Nejmarin nga ekipi, pasi ia doli që të mbante Kilian Mbapenë, dhe të njëjtën gjë do ta bëjë me Lionel Mesin. Presidenti Al Helaifi dhe stafi teknik duan që sulmuesi brazilian të largohet pasi cilësohet si problem për disiplinën sportive dhe taktike të ekipit, por PSG-ja nuk dëshiron ta humbasë pa përfituar asgjë. Për Nejmarin u paguan 222 milionë euro tek Barcelona dhe shpresa është që diçka të jepet për kartonin e tij. Sidoqoftë, klube si Barcelona, Reali i Madridit, Mançester Junajtidi, Mançester Siti apo Liverpuli nuk duan që ta kenë në ekip. Njukasëlli e pëlqen, por Nejmari nuk dëshiron të luajë për “laraskat”. Braziliani 30-vjeçar luajti vetëm 28 ndeshje dhe shënoi 13 gola, ndërsa Mbapeja pati 39 gola në 46 ndeshje.
Sfidanti.al