Ish-presidenti nuk ka ndërmend të kursejë njeri dhe nuk e bën aspak. Karriera e tij e gjatë tek Bajerni e ndihmon Uli Hënesin që të sulmojë pa problem “majtas-djathtas”, dhe nga gjykimi i tij nuk shpëton as Robert Levandovski. “Vlerësim apo besnikëri sot do të thotë vetëm rroga, – thotë Hënesi, – Alaba u largua vetëm për para, Zyle po ashtu. Është e njëjta situatë edhe me Levandovskin. Ai ka një ofertë shumë të mirë nga Bajerni dhe duhet të vendosë. Levandovski ka kontratë dhe nëse qendron do të luajë shumë mirë. Në janar të vitit të ardhshëm, ndoshta ai do të mendojë se sa mirë kalon në Mynih dhe mund të rinovojë kontratën për 3 vjet të tjera”. Hënesi thotë se Zyle kërkoi 30 për qind më shumë para sesa i ofroi Bajerni, ndërsa është i zemëruar me gjendjen e tanishme të bisedimeve me Serg Gnabrinë.
Sfidanti.al