Më në fund, klubi londinez vendosi ta bënte “zemrën gur”. Spërsat kurrë nuk janë dalluar këta vjet për shpenzime, por duket se presidenti Daniel Levi e kupton se ka ardhur momenti. Me trajnerin Antonio Konte u sigurua kualifikimi për në Champions, që do të thotë përfitime të rëndësishme finaciare, ndërsa vetë italiani ka ambicie që të luftojë për trofe. Ai ka kërkuar përforcime, ndryshe mund të largohet dhe Totenhemi do t’i japë 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 180 milionë euro. Këto para duhet të përdoren në verë për të marrë disa lojtarë, që mund të jenë gjashtë.
Sfidanti.al