Ishte një emër i njohur i këtij sporti, në kategorinë gjysmëprofesioniste. Oleg Prudki, dy herë kampion i Ukrainës, humbi jetën në luftë ndaj forcave ruse. Ai ndodhej në zonën e Çerkasit, në ndihmë të autoriteteve duke u regjistruar në radhët e forcave policore. Boksieri 30-vjeçar ishte një nga 4 njerëzit e policisë që u vranë në një sulm rus, duke lënë prapa gruan Mariana dhe dy vajza të reja.
Sfidanti.al