Bostoni dhe Majemi kanë harruar të fitojnë në shtëpi, si përfundon dueli në NBA?!

Nëse “Të nxehtët” nga Florida triumfuan në fushën e Sëlltiksave duke marrë epërsinë në finalet e Lindjes, rekordmenët e titujve bënë një reagim prej kampionësh. Bostoni njihej për karakterin dhe lojën e fortë kolektive, por ndoshta nuk mendohej një sukses i tillë 102-82 në Majemi. Kjo gjë ndodhi dhe parashikimet sërish ndryshuan, ndërsa seria është në barazim 2-2. Këto dy skuadra, vërtet me personalitet, talent dhe unitet, po i bëjnë njerëzit të mos jenë të sigurt për atë që thonë dhe për atë që pritet të ndodhë. Majemi dhe Bostoni kanë harruar sesi luhet dhe sesi fitohet në shtëpi. Xhejzën Tatëm iu përgjigj kritikave për ndeshjen e tretë duke shkëlqyer në Arenën e Majemit me 31 pikë edhe pse ishte  përballë Xhimi Batlerit. “Natyrisht e dinim sesa e rëndësishme ishte ndeshja, – tha ai më pas, – ne duhet të luanim me shumë më tepër përqëndrim dhe me ndjenjën se nuk duhej të humbisnim”. Bostoni jo vetëm që nuk humbi, por arriti një fitore të madhe, por nuk ka siguri nëse do të fitojë në shtëpi në ndeshjen e radhës.

Sfidanti.al