Në “Zebener Shtrase” thonë se janë të qetë dhe ka mundësi që ashtu të jenë. Pavarësisht sfidave të mëdha përpara të cilave ndodhet Bajerni, drejtuesit e klubit mbeten të ftohtë, duke përfituar edhe nga fakti se presioni në Gjermani gjithnjë është më i vogël sesa në vendet e tjera. Oliver Kahn, shefi ekzekutiv dhe besohet emri më i madh i bordit të klubit, flet pa u nxituar lidhur me strategjinë që do të përdoret për të mbajtur në këmbë skuadrën. “Ne po kërkojmë lojtarë të rinj, – thotë ai, – dhe për mua karakteri është një gjë shumë e rëndësishme. Mentaliteti është kryesor, aftësia për të fituar edhe në kushtet më të vështira, në çdo ndeshje. Jo kushdo mund ta bëjë këtë. Ne duam lojtarët që ta kuptojnë çdo të thotë të kenë stemën e Bajernit në gjoks. Nuk është e lehtë të gjesh lojtarë të tillë, por unë kam bindjen se do t’i gjejmë. Nuk duam nga ata që Bajernin e kanë platformë për të shkuar diku tjetër. Ne duam t’i mbajmë lojtarët sa më gjatë që të jetë e mundur. Për këtë arsye ne rinovuam kontratat me Kimihun, Goreckën, Komanin apo Mylerin dhe Nojerin. Xhamal Musiala është gjithashtu një gur themeli për të ardhmen”.
Sfidanti.al