Dëgjoni Al Helaifin: Reali i ofroi Mbapesë më shumë para se ne!

Ja pra që paska edhe kështu, dhe që një klub i mbështetur nga një shtet si Katari, të ofrojë më pak rrogë sesa të mbiquajturit “mbretërorët” e futbollit europian dhe atij botëror. Këtë e thotë presidenti i Paris SG, Naser Al Helaifi, që deklaron se “Mbapeja qendroi tek ne, edhe pse Reali i ofroi më shumë para”. Sipas mediave, të dy klubet ofruan shifër të njëjtë shpërblimi për hedhjen e firmës, 150 milionë euro, ndërsa PSG ofroi një rrogë prej rreth 40 milionë eurosh në sezon. Ideja e përgjithshme ka qenë që Reali nuk arriti deri këtu, por Al Helaifi thotë të kundërtën.

Sfidanti.al