Perishiç-Dibala, Interi do të bëjë sakrifica për dy yjet

Njërin e ka, por mund ta humbasë, ndërsa tjetrin dëshiron ta marrë edhe pse pritet të ketë konkurrencë. Planet e Interit këtë verë së pari kanë emrat e Ivan Perishiçit dhe Paulo Dibalës, dhe zv. presidenti Havier Zaneti thotë se “do të bëjmë gjithçka për të forcuar skuadrën”. Kroati përfundon kontratën këtë verë dhe është shprehur i pakënaqur me sjelljen e klubit, ndërsa dihet se e kërkojnë të tjerë si Juventusi në Itali, por edhe klube në Premier Ligë. Interi mësohet se ia ka rritur rrogën në ofertën e fundit deri në 5 milionë euro në sezon, plus shpërblimet dhe mediat italiane shkruajnë se “topi është në këmbët e kroatit”. Perishiç mund të fitojë 6 milionë euro në vit dhe kontrata do të jetë 2-vjeçare. Përsa i përket Dibalës, priten bisedime dhe ekziston se besimi se argjentinasi mund të vijë, ndërsa mbyll kontratën me Juventusin.

Sfidanti.al