Talentin e ka të pamohueshëm dhe askush nuk dyshon për të. Rej Manaj, qoftë me klubet apo edhe me kombëtaren ka treguar se nga çfarë brumi është gatuar, por gjithsesi iu deshën vite për të stabilizuar një karrierë që premtonte shumë, dhe që u rrezikua. Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi kuqezi ishte sërish protagonist në Serinë
Pak gola, por Manaj është i lumtur si titullar në Serinë A!
Nuk është tek Interi dhe as tek Barcelona, pra në një farë mënyre mund të jetë i zhgënjyer, por gjithsesi Rej Manaj ka arsye të shumta për të qenë i kënaqur me veten. Pas një shtegtimi në Spanjë ku provoi kategorinë e dytë dhe të tretë, tashmë është kthyer në lojtar titullar në Serinë A.
Milani dëshiron përsëritje me Specian, por rregullorja e ndalon!
E pamundur që kjo gjë të ndodhë, pra që sfida në “San Siro” për Serinë A të luhet për së dyti. Sipas rregullores së ligës italiane, një ndeshje mund të përsëritet vetëm nëse gjyqtari pranon një gabim teknik. E vërteta është që arbitri Serra pranoi gabimin në rastin e mos lejimit të aksionit të golit
Manaj luan 60’ në fitoren e Specias ndaj Milanit, por arbitri ishte katastrofë!
Në të vërtetë, gabimi ishte vetëm një dhe i bërë në minutën e 92-të, veçse ishte një moment që vendosi. Milani sapo shënoi me Mesiasin, por për fatin e keq të tij dhe të kuqezinjve arbitri Serra dha një vendim që shkatërroi gjithçka. Ai vërshëlleu për një faull ndaj Rebiçit përpara sesa të shënohej goli,
Manaj, lojtari që kërkon lavdinë në Serinë A me gjysmë milioni euro në xhep
Rroga e tij në të vërtetë është pak më e vogël, jo më shumë se 420 mijë euro në sezon, pak a shumë sa ajo e Armando Brojës në Angli, por sulmuesi shqiptar nuk dëshiron të bëhet i njohur nga llogaria në bankë. Rej Manaj ka arritur një sukses fillestar në Serinë A italiane duke
Rej Manaj rigjen golin në Itali, shënon në Serinë A pas 1897 ditëve!
U kthye në Serinë A pas 5 vjetësh dhe iu desh kohë që të përshtatej sërish. Këtë herë, Rej Manaj nuk mund të pretendonte Interin, por u pranua nga Specia dhe për klubin modest italian dha një kontribut duke shënuar golin e parë personal të sezonit në Serinë A. Është një kthim tek rrjeta në
Interi ka tri fitore radhazi dhe trajneri Inzagi lumturon: Shkojmë larg!
Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, me vërtetë nuk mund të quhet e tillë. Gjithsesi, një skuadër që e nisi keq sezonin është tani “në fluturim” në Serinë A, dhe Interi duket se ka ndryshuar shumë që nga disfata e pësuar me Lacion në kryeqytet. Fitorja 2-0 ndaj Specias në të ftohtin e “San Siros”
Përse Specia e lë pushim Manajn edhe kur ka probleme me dëmtimet?!
Mund të kishte një fillim më të mirë për të, mediat italiane nuk kanë dyshim. Rej Manaj ka luajtur vetëm 170 minuta në 5 ndeshje për Specian, me mesataren jo më shumë se 34 minuta për çdo sfidë, dhe flitet për një lojtar që ishte dikur tek Interi dhe deri në verë tek Barcelona. Komenti
Manaj është “hajmalia” e Specias, hyn në fushë dhe ndihmon për fitoren
Le ta lemë prapa humbjen me Poloninë, sepse kombëtarja shqiptare ka lojtarë që mund ta ndihmojnë në të ardhmen. Njëri prej tyre është Rej Manaj, i kritikuar shumë nga tifozët kuqezinj për egoizmin që tregoi në ndeshjen eleminatore të Botërorit, por që e ka ngritur më në fund karrierën në këmbë dhe ka nisur të
Juventusi fiton në Specia, por edhe Alegri e quan “suksesi i vuajtjeve”
Trajneri i shquar i Serisë A nuk mund të ishte i kënaqur as këtë herë, ndonëse më në fund ekipi i tij e arriti fitoren e parë të sezonit pasi iu deshën 6 ndeshje. Rrallë herë ka ndodhur që Juventusi të ketë vuajtur kaq shumë për sukseset në Itali, madje edhe triumfi 3-2 në fushën