Përse Specia e lë pushim Manajn edhe kur ka probleme me dëmtimet?!

Mund të kishte një fillim më të mirë për të, mediat italiane nuk kanë dyshim. Rej Manaj ka luajtur vetëm 170 minuta në 5 ndeshje për Specian, me mesataren jo më shumë se 34 minuta për çdo sfidë, dhe flitet për një lojtar që ishte dikur tek Interi dhe deri në verë tek Barcelona. Komenti është që trajneri Tiago Mota e la sulmuesin e kombëtare shqiptare në shtëpi ndonëse kishte probleme me dëmtimet, me 11 lojtarë jashtë ndeshjes ndaj Sampdorias. Në vend të tij, portugezi zgjodhi të grumbullonte të rinj (ndonëse Manaj është 24 vjeç). “Goal.com” shkruan se kjo gjë është në vazhdimësi për sulmuesin, i cili pati dritë-hije edhe tek Interi, dhe se zgjedhja e Tiago Motës do të krijojë zhurma. Konkluzioni i medias ishte që Manaj deri tani është duke zhgënjyer tek Specia.

Sfidanti.al