Është lojtari I momentit dhe do të mbetet I tillë për të kuqtë e Jurgen Klopit. Mohamed Salah e ka rritur edhe më tej nivelin e tij dhe tani kërkon shpërblimin për këtë, ndonëse fjalët e tij për Liverpulin janë “mjaltë e sheqer”. “Unë dua ta mbyll karrierën time këtu, – thotë ai për “Skaj Sportin”, – unë nuk e imagjinoj dot vete time duke luajtur kundër Liverpulit, do të mërzitesha shumë. Por, kjo nuk varet vetëm prej meje”. Mediat angleze shkruajnë se pronarët e klubit ngurrojnë të bisedojnë sipas kërkesave të sulmuesit egjiptian, ndonëse e dinë se çfarë përfaqëson ai. Salah është më I shpejti lojtar I “redsave” që arriti në 100 gola dhe I 6-ti më I shpejti në historinë e Premier Ligës që arriti 100. Thuhet se ai kërkon 500 000 paundë stërlina në javë, që janë më shumë sesa ato të Romelu Lukakut që fiton 450 000 paundë stërlina në javë tek Çelsi.
Sfidanti.al