Hej Barcelonë, Ksavi fiton titullin e 7-të me Al Sadin në Katar!

Ishte një sukses arritur vetëm pas gjuajtjes së penalltive, por ishte një trofe. Ksavi Hernandez, ish-legjenda e Barcelonës po rreshton triumfet në stolin e Al Sadit, ndërsa nga kryeqendra e Katalonjës po e ndjekin më vëmendje “trajektoren” e tij. Al Sadi fitoi Kupën e Emirit të Katarit pas penalltive ndaj Al Rajanin që drejtohet nga Loren Blanku.  “Ky titull është një hap më tej në karrierën time si trajner, – tha Ksavi, – jam I lumtur për ekipin, ndihmësit e mi dhe për tifozët”. Ky është titulli I 7-të I tij me Al Sadin që nga viti 2017, duke pasur dy kampionate dhe shumë kupa e superkupa. Me gjasë, presidenti Zhoan Laporta po e pret që Ksavi të jetë gati për stolin e Barcelonës diçka që pritet të ndodhë shpejt.

Sfidanti.al